Kuriozitete

Motoçikleta fluturuese në treg nga 2023-a

Pas shumë njoftimeve për veturat fluturuese, nuk mund të mungonte as lajmi edhe për motoçikletat fluturuese.

Ky është, të paktën, një fakt që mund ta marrim si të mirëqenë nëse e pranojmë konceptin “Speeder” – një “motoçikletë” fantastiko-shkencore, e cila sipas ekipit të vet tashmë ka kaluar fluturime të shumta testuese. Po ashtu pritet që kjo motoçikletë të jetë në dispozicion për blerje nga viti 2023.

Kompania “Jetpack Aviation”, një kompani që tashmë prodhon helika vertikale për makinat me të cilat mund të fluturojnë njerëzit, së fundmi njoftoi se prototipi i saj (motoçikleta fluturuese) i ka kaluar fluturimet testuese me nota të larta. Po ashtu thuhet se kjo kompani planifikon të prodhojë dy versione të kësaj motoçiklete për dy vjetët e ardhshëm.

Sipas kompanisë, “Speeder” duket si një motoçikletë e rregullt, stabilizohet automatikisht në ajër, ka nevojë për shumë pak hapësirë për t’u ngritur dhe ulur, si dhe mund të funksionojë edhe në mënyrë autonome.

“Versioni shumë i lehtë, i cili nuk kërkon licencë piloti, pritet të prodhohet brenda këtyre dy vjetëve. Kjo motoçikletë fluturuese do të mund ta arrijë shpejtësinë maksimale deri në 96 kilometra në orë dhe kohëzgjatje të fluturimit prej 15 minutash. Ndërsa për versionin tjetër të kësaj motoçiklete do të kërkohet licencë piloti, dhe shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 402 km/orë”, tregoi David Mayman, kreu i kompanisë “Jetpack Aviation”.

Edhe pse modeli origjinal parashikohej në opsion me katër turbina, i cili shihet në foto, por modeli final që do të prodhohet do të ketë tetë sosh – nga dy në çdo cep, të cilat motoçikletës do t’i ofrojnë më shumë siguri. Gjithashtu, të gjithat turbinat do të ofrojnë fuqi mbresëlënëse dhe kjo është arsyeja pse “Speeder”, që peshon 150 kilogramë, do të mund të mbajë dyfish më shumë sesa pesha e vet.

“Speeder”, po ashtu më shumë do të mund të kontrollohet manualisht dhe vjen me një ekran 12-inçësh të navigimit dhe me një radio.

Versioni i avancuar i motoçikletës “Speeder” deri në vjeshtë do t’u nënshtrohet testeve të shumta dhe intensive, para se të përfundojë prodhimi dhe besohet se i gjithë procesi do të përfundojë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu flitet se “Jetpack Aviation” ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Prometheus Fuels Inc”, në mënyrë që motoçikleta fluturuese e saj të përdorë karburantin që është plotësisht neutral ndaj karbonit.

Në të ardhmen pritet që njësitet ushtarake dhe ato të sigurisë të kenë motoçikletat e veta fluturuese të avancuara.

Sa i përket çmimit, kjo motoçikletë fluturuese çmimin fillestar e ka 381,000 dollarë dhe porositë për të tashmë janë të hapura./autoexclusive

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *