KryesoreOpinion/Aktualitet

Motivet e Escobarit?

Shkruan Stiv Roi

Me sa duket z. Escobar e ka reduktuar misionin e vet vetëm në themelimin e republikës serbe brenda Kosovës. Për të, asgje tjetër nuk duket më me rëndësi sesa ta bëj Kosovën shtet jofunksional dhe të dështuar.
Përkushtimi i tij ndaj kësaj kërkese është aq i madh sa duket ta ketë shtuar edhe në propozimin franko-gjerman, ku nuk ishte para atij ndryshimi të qëndrimit të tij.

Themeloni republikën serbe brenda Kosovës! Ky është ultimatum! Numërimi prapsht fillon me 31 janar!
Me sa duket këtë qëndrim ndryshe e ka vënë re edhe DASH, prandaj zyrtarët e lartë të DASH po ndjehen tê detyruar të reagojnë publikisht:

  • Cholet: ne nuk jemi këtu për të dhënë ultimatume!
  • Donfried: Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje!
Lexo më shumë  Nis sot Asambleja e Këshillit të Evropës, dy ditë historike për Kosovën, në Strasburg

Por z. Escobar as që i dëgjon, sepse ka vendosur ndryshe.

Dashurimi kaq i thellë i z. Escobar pas idesë së Vuçiqit zor se shpjegohet me hatërmbetjen personale ndaj Albinit pse nuk e dëgjoi për shtyrjen e afatit të targave, sepse Vuçiqi e ka kundërshtuar dhe sfiduar për gjithçka, por asnjëherë nuk i ka mbetur hatri. Përkundrazi, me vendosmëri u vendos në krah të Vuçiqit, ashtu siç e kemi parë vetëm në rastin e Grenellit, e siç doli më vonë, për një arsye të “fortë”: marrjen e statusit tê lobistit proserb! Mbetet të shohim më vonë motivin e ndryshimit të qëndrimit të z. Escobar.

Lexo më shumë  Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë – dronët që u përdoren ndaj Izraelit janë “Shaheed”, mijëra të tillë i ka edhe Serbia

Skenari i fundit mund të jetë rrëzimi i qeverisë me anën e “partnerëve alternativë” brenda Kosovës, ose duke e çuar vendin në zgjedhje, ose duke realizuar grusht shteti klasik dhe bindjen e administratës Biden për njohjen qeverisë se palegjitimuar nëpërmjet zgjedhjeve.

Në rast zgjedhjesh fati i Kosovës kalon në duart e popullit: nëse trembet nga sanksionet dhe ripushtimi prej Serbisë, i dorëzohet Serbisë dhe mbetet pa shtet të pavarur. Në rast se nuk trembet por e e “shtrengon rripin” dhe me rezitencë e me votë e rikthen qeverinë Kurti me shumicë të paparë votash, po aq rriten gjasat për jetë të shtetit të Kosovës në të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *