Lajme

Moti/ Ngrica, borë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Moti në Shqipëri do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta.

Sipas MeteoAlb mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e bore në veri dhe qendër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 Ballë.

Rruga Press

YouTube player