Moti/ Ngrica, borë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius
Moti në Shqipëri do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta.
Sipas MeteoAlb mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e bore në veri dhe qendër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.
Rruga Press