Lajme

Moti në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat Veriore. Ndërsa Ultësira Perëndimore parashikohet të mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe pas mesdite.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.

Kosova
Vijonë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë dominuese në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë gjatë orëve të para të ditës mbizotërim të kthjellimeve. Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta të vranësirave në zonat Qendrore dhe Veriore.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Maqedonia e Veriut
Prej disa ditësh territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të mbizotërojnë përgjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa kalime vranësirash pritet të ketë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabanda, Policia e Kosovës sekuestron 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg

Rajoni dhe Evropa
Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në Evropën Jugore dhe Qendrore. Ndërsa Veriu dhe Lindja e kontinentit mbeten nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *