Lajme

Moti merr kthesë të papritur sonte në orën 22:00: Zonat që rrezikojnë

Vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme. Siç raporton Meteoalb si edhe stacionet meteorologjike europiane, fillimisht nga reshjet do të përfshihet rajoni verior i vendit.

Me kalimin e orëve, reshjet do të përfshijnë edhe pjesën qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë për ta kapur kulmin pasditen e nesërme, ku e gjitha zona jugore do të përfshihet nga reshje intensive.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Pritet që në këtë rajon të bien reshje deri në 30 mm shi duke rritur kështu edhe rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që Ultësira Perëndimore si edhe zona qendrore e vendit do të përfshihen nga reshje deri në 10mm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *