Lajme

Moti i keq/ Reshjet e borës izolojnë disa fshatra në Berat

Reshjet e pandërprera të dëborës, që vijojnë të bien që prej natës së djeshme kanë bllokuar disa fshatra malore në rrethin e Skraparit.

Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se në disa zona rreth Tomorrit trashësia e dëborës ka arritur në 25-30 cm.

Edhe pse raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe me qarkullim të pandërprerë, 5 fshatra rreth Tomorrit janë të izoluara nga dëbora që prej mëngjesit të sotëm.

Lexo më shumë  Marjana Koçeku për konsullatën serbe: S'ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër

Fshatrat Gjerbës, Qafë Dëvri, Leshnje, Gërdec dhe Zaloshnje janë të izoluar nga dëbora, ndërkohë që fshatrat Potom, Gjerbës, Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshatrat: Tomorricë e Karakanjoz në bashkinë Poliçan janë pa energji elektrike prej disa orësh.

Burimet zyrtare nga OSHEE-ja Berat konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat ku ka probleme me ndërprerjen e energjisë.

Lexo më shumë  Pse Serbia kërkon të rihapë konsullatën e saj në Shkodër

Rruga Press

YouTube player