Lajme

Moti i keq / Përmbytje në disa qarqe, Rruga e Arbrit kalohet vetëm me zinxhirë

TIRANË– Stuhi, dëborë në zonat malore dhe temperatura të ulëta! Ky është moti që do të jetë prezent ditën e sotme në vendin tonë, ndërkohë që paralajmërohet për përmbytje në disa qarqe të vendit.

Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë bërë që Përroi i Çullos në Gjirokastër të dalë nga shtrati. Dalja nga shtrati e përrroit ka bllokuar unazën e qytetit që lidh lagjen Granicë me lagjen Gërhot në hyrje të qytetit.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron qytetarët në Jug të vendit për rrezikun si pasojë e reshjeve që pritet që të jenë intensive. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në qarkun e Kukësit ditën e sotme. Lartësia borës në Shishtavec ka shkuar në 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm. Deri më tani nuk raportohet për probleme në rrugët nacionale dhe janë të gjitha të kalueshme, ndërsa vijon puna për pastrimin e dëborës, hedhjen e kripës dhe largimin e inerteve të rëna në disa segmente. Po ashtu edhe rrugët rurale janë të qarkullueshme, ndërsa problem për mirëmbajtje ngelet segmenti rrugor Fierz-Lekbibaj.

Lexo më shumë  KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Reshjet e dëborës që kanë vijuar përgjatë gjithë natës kanë bërë që trashësia e borës në zonën e Dardhës në Korçë të arrijë deri në 35 cm, ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, në Voskopojë dhe Qafën e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *