Lajme

Moti i keq në vend!Ulen temperaturat, reshje shiu në veri të vendit, vijojnë erërat e forta

 Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Sipas Meteoalb, në zonat veriore pritet të ketë vranësira të dukshme të cilat do të sjellin dhe reshje shiu. Ndërkohë në pjesën tjetër të territorit shqiptar pritet që të ketë një mot të qëndrueshëm me vranësira të lehta.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në drejtimin nga jugu në jugperëndim me shpejtësi 55km/h duke krijuar një dallgëzim mbi 4 ballë në det.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të ulen deri në  3°C ndërsa gjatë mesditës  deri në 21°C.

Ditën e djeshme erërat e forta kanë shkaktuar probleme në disa zona në territorin e Shqipërisë. Në Vlorë, Durrës dhe Shëngjin janë paralizuar lundrimet dhe peshkimi për shkak se intensiteti i erërave dhe dallgëzimi ka qënë shumë i lartë. Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtim jug-lindje ndërsa kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *