Lajme

Moti i keq në vend, ARRSH-shoferëve: Bëni kujdes në lëvizje! Ka lagështirë në akse

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë këshilla për të gjithë drejtuesit e mjeteve në vend. Në një njoftim zyrtar të dhënë nga ARRSH, bëhet me dije se për shkak të shirave ka rënie gurësh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Ndaj dhe këshillohet që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë  dhe janë në terren, gati për çdo situatë. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë,”-thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Lexo më shumë  Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *