Lajme

Moti i keq/ Era e fortë rrëzon lisin në Kukës, dhjetëra familje pa energji elektrike

Moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura nën zero ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Kukësit.

Mësohet se si pasojë e erërave të forta është rrëzuar një lis në lagjen ‘Zabel’ të qytetit, duke bërë që mbi 150 familje të mbesin pa energji elektrike.

Ndërkohë, djegia e një transformatori ka lënë pa energji elektrike edhe 60 familje në fshatin Malqenë.

Lexo më shumë  Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

Moti i ftohtë ka përfshirë qarkun e Kukësit prej disa ditësh, ku ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ndërsa janë raportuar vështirësi në qarkullim si pasojë e mjegullës së dendur dhe ngricave në rrugë si pasojë e temperaturave nën zero.

Rruga Press

YouTube player