Bota

Moti i ftohtë shkakton 44 viktima

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën deri më tani dhe 41 të tjerë janë lënduar si pasojë e motit të keq dhe të ftohtë në Pakistan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 22 viktima mes tyre 10 fëmijë kanë ngelur të bllokuar nëpër makina, ku si pasojë e të ftohtit kanë humbur jetën në qytetin Murree, në Punjab.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Gjithashtu në Punjab, 7 persona të tjerë vdiqën nga shembja e një çati, nën peshën e borës. Ndërkohë 12 persona të tjerë humbën jetën dhe 29 u plagosën në lagjen veriperëndimore të Khyber Pakhtunkhwa, në kufi me Afganistanin, nga moti i keq dhe me ngrica.

Departamenti Meteorologjik i Pakistanit pret një përmirësim për të paktën 72 orët e ardhshme.

Reshjet e borës nisën mbrëmjen e së martës dhe vijuan deri të premten në intervale të rregullta, duke tërhequr mijëra turistë. Reshje të tjera bore priten në 24 orët e ardhshme.

Lexo më shumë  Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *