Moti/ Ditë e nxehtë gushti, pasditja sjell surpriza
Shqipëria
Orët e para të ditës do të vijojnë të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por kalime të lehta të vranësirave do të ketë në zonat malore.
Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe do të shfaqen pjesërisht në zonën e ulët të Shqipërisë.
Sipas Metaoalb temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e zhvillimit të një qëndre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimore, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Por herë pas here do të ketë edhe kalime të pakta të vranësirave.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të sjelli në territorin e MV dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin.
Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat Jugperëndimore të MV, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet me mot të kthjellët.
Rajoni dhe Europa
Alpet e Europës dhe Vendet Nordike do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje, ku më të theksuara reshje do të jenë
në Skandinavi.
Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Europën Jugore.
Rruga Press