Lajme

Moti/ Acari mbërthen Shqipërinë, ngrica e temperatura deri në -7 gradë celcius

Në vendin tonë vijon edhe sot ndikimi i kushteve të motit të kthjellët dhe me vranësira të vogla e kalimtare në të gjithë terrutorin e vendit.

Kthjellimet më të theksuara do të regjistrohen kryesisht në zonat malore dhe në luginat e lumenjve, ku pritet të ketë prezencë mjegulle të dukshme.

Ndërkohë, mesdita sjell një zhvendosje të vranësirave drejt kufirit lindor duke lënë me kthjellime vijën bregdetare.

Lexo më shumë  Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –7°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.

Rruga Press

YouTube player