Lajme

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta

Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor KU më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Lexo më shumë  Kurti jep detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës por mundësia për reshje është thuajse zero. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit nduke ri-kthyer kthjellimet në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pas- mesdite dhe pasditja do të kenë herë pas here vranësira në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuasje në të gjithë vendin.

Lexo më shumë  Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

Rajoni dhe Evropa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Evropa Veriore, Lindore si edhe pjesërisht Rajoni i Baltikut. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Evropën qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontientit Evropian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *