Mot i keq në Shqipëri – Shënohet viktima e parë e rrufeve
Moti i keq ka shënuar një viktimë në Malësi të Madhe këtë të enjte.
Mësohet se, si pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel, ka humbur jetën një person.
Nuk dihet identiteti i viktimës.
Lexo më shumë Tirana si lavatriçe e parave të pista/ Raporti: Procesin e mundësojnë ‘profesionistët’
Orët e fundit vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, shkarkesa elektrike dhe shtrëngata.
Sinoptikanët parashikojnë se reshjet do të zgjasin deri të premten, kryesisht në veri të vendit, ndërsa përmirësimi i motit do të nisë në fundjavë.
Rruga Press

