KryesoreLajme

Moszbatimi i vendimit nga Kuvendi për mandatin e Xhaçkës, kryetarja e Kushtetueses: E paimagjinueshme

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Hola Zaçaj është shprehur se “është e paimagjinueshme në një shtet ligjor” që Kuvendi të vendoset në pikëpyetje zbatimi i vendimit të GJK nga ana e Kuvendit për deputeten Olta Xhaçka.

 “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj.

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është rikthyer sërish për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen
YouTube player