Editorial

MOS LEXONI ASGJË NGA ANALISTËT UDBASH, SEPSE UA ZHVENDOSIN ME QËLLIM FOKUSIN NGA E VËRTETA TE GËNJESHTRA

Shkruan Lirim Gashi

Lirimi i kriminelit të luftës Sheshel nga Tribunali i Hagës, të cilin ai e përshkruan në mënyrën e tij nënçmuese dhe tallëse si deportim, nuk është vetëm “paradoksi më i madh juridik i natyrës sui generis në të gjithë historinë njerëzore”, por edhe prova më e qartë se për popujt e vegjël nuk ka drejtësi në këtë botë, e sidomos për viktimat e luftës dhe paqes nga popujt e vegjël.

Pra, nuk ka drejtësi, sidomos për popujt e vegjël, nëse nuk kanë një elitë të denjë intelektuale dhe politike, që mund t’i mbrojë nga padrejtësitë e hegjemonëve të mëdhenj rajonalë dhe globalë në çdo kohë dhe kudo, me argumente, këmbëngulje, guxim dhe pa kompleksitet. .

Lirimi ose dëbimi i kriminelit të luftës Sheshel nga Tribunali i Hagës pa një vendim të prerë zyrtar dhe përfundimtar, është një material i jashtëzakonshëm për çdo regjisor dhe skenarist ambicioz në botë, për një skenar të një filmi të paprecedentë bestseller, që do të fitonte lehtësisht një Oscar.

Pra, është një sfond i pafund për një thriller politik që mbështet shumë teori konspirative me fakte, që pak njerëz i kanë besuar më parë.

Për mua nuk është rastësi që krimineli i luftës Sheshel u lirua pikërisht pas ndarjes së Partisë Radikale Serbe në dysh.

Për shkak se politikanët serbë janë të njohur për pazare të tilla mashtruese.

Prandaj ata kanë arritur gjatë gjithë kohës t’ia shesin mutin si torte “Eminencës së Zezë Politike dhe Diplomatike të Brukselit”.

I vetmi shpjegim logjik pse zuzari Vuçiq dhe partia e tij mizore (edhe pse është i njëjti mut i ndarë në dysh) trajtohen dhe konsumohen si ëmbëlsira gjatë gjithë kohës nga Eminenca e Zezë Politike dhe Diplomatike e Evropës dhe nga rusofilët e Trumpit në SHBA është ky:

Mashtruesi dinak Vuçiç, i cili njëherësh është edhe regjisor i skenarit të përbashkët të Sheshelit dhe Putinit, ia doli gjatë gjithë kohës t’ua shiste mutin si torte diplomatëve të djathtë evropianë dhe trumbetistëve rusofilë të Trumpit në SHBA.

Kur Vuçiq u largua nga Partia Radikale Serbe me një shumicë të madhe anëtarësh kyç dhe themeloi Partinë Përparimtare Serbe, ai mori nga Shërbimet Sekrete të disa vendeve të rëndësishme euroatlantike shuma të mëdha parash për fushatën zgjedhore. 

Në të vërtetë Partia Përparimtare Serbe fshehu një objektiv shumë djallëzor pas shkëputjes nga Partia Radikale Serbe. 

Sepse Vuçiq e kishte të qartë se ata që e mbështetën financiarisht dhe logjistikisht do ta shihnin këtë hap nga njëra anë si një kurth populist për serbët radikalë dhe për votat e tyre dhe nga ana tjetër do të përpiqeshin ta ndryshonin kursin e partisë së re nga kursi klerofashist dhe rusofil në kursin pro-evropian dhe pro-amerikan.

Partia Radikale Serbe nuk erdhi kurrë në pushtet, pavarësisht se fitoi zgjedhjet parlamentare dy herë radhazi në Serbi, sepse nuk gëzoi mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit.

Prandaj, Vuçiqit i duhej akti teatror i transformimit nga djalli (Zaul) në engjëll (Paul) për të mashtruar diplomatët e rangut të lartë nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Fatkeqësisht, tallja e tij me intelektin e diplomatëve nga Brukseli dhe Uashingtoni pati shumë sukses, sepse Partia Përparimtare Serbe u bë kurth për ta, edhe pse e ndihmuan financiarisht dhe logjistikisht.

Sepse Partia Përparimtare Serbe ndryshoi vetëm emrin, taktikën dhe strategjinë e veprimit, por jo edhe kursin, ideologjinë, qasjen dhe përmbajtjen. Partia Radikale Serbe mbeti e njëjtë në këto katër elemente kyçe.

Në këmbim, Vuçiq u premtoi atyre njohjen e Kosovës deri në vitin 2017.

Nga ana tjetër, ai ra dakord me Rusinë që të përdorë fondet nga Brukseli, të cilat u takojnë vendeve kandidate, për të forcuar ekonomikisht dhe ushtarakisht vendin e tij dhe për ta bërë sërish lider të Ballkanit Perëndimor.

Ai gjithashtu i premtoi Putinit se do të bënte gjithçka të mundur dhe të pamundur për të siguruar që Serbia të mos bëhet kurrë një anëtare e plotë e BE-së, veçanërisht e NATO-s.

Jo vetëm kaq, por duke e mbajtur peng Kosovën përmes Veriut të saj, Bosnjën përmes Republikës Srpska dhe Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut përmes Kishës Klerikale Fashiste Serbe, ai arriti t’i mbajë këto tre të fundit larg nga anëtarësimi i plotë në BE dhe për shkak të Kosovës ai arriti ta mbaj Shqipërinë akoma më larg nga anëtarësimi në BE.

Balkan Open është vërtet dëshmi e asaj që po them.

Sepse “Ballkani i Hapur” është në fakt “Brukseli i mbyllur” sidnos për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, respektivisht për të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. 

Vuçiq, i cili imitoi Millosheviçin dhe Putinin në punët e brendshme dhe Titon në punët e jashtme, i perfeksionoi veprimet demagogjike, përkatësisht gënjeshtrat e Dobrica Qosiç aq shumë, saqë futi në xhep të gjithë liderët ballkanikë, përfshirë Erdoganin dhe Orbanin.

Nga ana tjetër, ai futi në xhep të gjithë liderët e partive evropiane të ekstremit të djathtë që lobojnë pafundësisht për interesat e Serbisë.

Por kjo nuk është e gjitha.

Me ndihmën e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, ai e ktheu Grenellin dhe shumë ish-zyrtarë të tjerë të administratës Trump në lojtarë të tij.

Nga ana tjetër, duke imituar Titon në politikën e jashtme, ai ringjalli nga hiri Feniksin, pra Lëvizjen e të Paangazhuarve, e cila shpërdoron lobimin ndërkombëtar për interesat klero-fashiste dhe hegjemoniste të politikës serbe.

Dëshmi për këtë është Samiti i Lëvizjes së të Paangazhuarve i mbajtur një muaj më parë në Beograd.

Kur kësaj i shtohet fakti se Vuçiq ka mbështetjen e heshtur të Macronit, të qeverive të pesë vendeve që nuk e njohën Kosovën dhe të Rusisë dhe Kinës, atëherë në këtë mënyrë rrumbullakoset fuqia e vërtetë e Qeverisë së Vuçiqit.

Megjithatë, nuk do të kalojë shumë kohë dhe loja e tij djallëzore do të deshifrohet edhe nga politikanët më idiotikë të Bruksel-it dhe Uashington-it.

Unë thjesht nuk e kuptoj se si është e mundur të jenë kaq të verbër sidomos politikanët tanë të opozitës, që zgjidhen dhe  paguhen nga votuesit dhe taksapaguesit për t’i përfaqësuar interesat e tyre në politikën e brendshme dhe jashtme? 

Nga ana tjetër jam i zhgënjyer edhe nga neglizhenca dhe jo kompetenca e pozitës që është zgjedhur me plebishit në pushtet për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve në politikën e brendshme dhe interesat e shtetit në politikën e jashtme. 

Ngaqë opozitarët tanë janë të verbër si lakuriqet e natës dhe të padobishëm si parazitët (sepse paguhen për punën që nuk e njohin), ndërsa pushtetarët tanë marrin këshilltarë injorantë që ditët dhe netët i kalojnë nëpër kafenetë e Prishtinës, duke i shitur mend sojit të tyre.

Në këtë shkrim i kanë pothuajse të gjitha shpjegimet se çka ka ndodhur në të vërtetë.

Mjafton t’i lexojnë me vëmendje dhe nëse i kanë dy gramë tru dhe ndërgjegje, do t’i nxjerrin të gjitha mësimet e nevojshme nga gabimet amatoreske.

Dhe jo vetëm kaq, por në këtë elaborim të shkurtër e kanë të gjithë materialin e nevojshëm për ta përgatitur një metodë shumë më efikase të veprimit taktik dhe strategjik si në planin urgjent, ashtu edhe në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

E jo ta vënë veten në pozitë aq të palakmueshme, saqë Kryetari i Kroacisë të tallet me intelektin e tyre. 

Përfaqësuesit tanë në pushtet, e sidomos në opozitë, duhet të jenë të lumtur që President i SHBA-ve është Joe Biden miku i madh i shqiptarëve.

Prandaj Albini duhet të shkojë urgjentisht në Uashington dhe të takohet me të, ose me një zyrtar tjetër të lartë të politikës amerikane, për të kërkuar drejtpërsërdrejti ndihmë, respektivisht për të kërkuar prerazi dhe miqësisht qasje më të drejtë dhe efikase të politikës amerikane ndaj problemit të Kosovës me Serbinë.

Sepse qasja e re është e dobishme për të dyja palët. 

Bëje Albin urgjentisht, sepse askush nuk e bën këtë për ty dhe më mirë se ti, për popullin dhe shtetin që e përfaqëson.


Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *