KryesoreOpinion/Aktualitet

Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën! – Sa më i madh armiku, aq më i madh të duket vetja. Sa më larg armiku, aq më i pakët rreziku

Nga Hysamedin Feraj

Ka shumë mënyra me iu ikë sa më larg detyrave qytetare si në rastin “revolucionit të flamingove”:

– Lëreni rrëzimin e diktaturës së personalizuar të Ramës dhe gjithë klasës së vjetër politike!

– Në vend të saj le të shkojmë më larg: le të rrëzojmë Sorosin, le të ndalojmë Zherard Kushnerin – dhëndrrin e Trumpit, le të çlirojmë Palestinën, të ndalojmë Iranin nga prodhimi i armëve bërthamore, të hapim ngushticën e Hormuzit, të ndalojmë kthimin e Kinës në superfuqi…

– Edhe Enver Hoxha i shpalli luftë dy superfuqive që i kishte larg, ndërsa miqësi popujve socialistë jugosllavë dhe popullit kapitalist grekë që i kishte afër.

Pra deterritorializimi dhe riterritorializmi është një mënyrë e dështimit të një lëvizjeje konkrete, të gjallë.

– “Lufta” kundër armikut larg është më e lehtë! Edhe një fëmijë kur është larg një banditi muskuloz nis dhe e shan plot trimëri!

– “Lufta” kundër “armikut” afër është e rrezikshme: shefi i drejpërdrejtë të heqë nga puna etj.; minstri kritikohet më lehtë, kryeministri edhe më lehtë. Edhe më lehtë se Rama, kritikohen Trumpi, Sorosi etj. Madje kështu dukemi më trima! Sa më i madh armiku, aq më i madh të duket vetja. Sa më larg armiku, aq më i pakët rreziku.

Lexo më shumë  VV-ja e LDK-ja pajtohen për emrin e Bekim Sejdiut për president

– Mirë është të mendohet në të kundërt: kontributi më i madh që mund të jepet kundër të keqes globale është kryerja e detyrës lokale, që mund të shërbejë si shembull më pas për çdo lokale që përbën globalen!

– Kështu edhe në shkallë globale “revolucioni i flamingove” po riterritorializohet, përdoret për qëllime e territore të lokalizuara brenda një politike, ideologjie etj.: disa kundër Trumpit, disa kundër Sorosit etj.

– “Revolucioni i falmingove” ka një emërues të fuqishëm të përbashkët: “SHQIPËRIA NUK SHITET!” Për këtë duhet rrëzuar diktatura e personalizuar e Ramës dhe gjithë klasës së vjetër politike. Parimi është: Shqipëria nuk është në shitje, jo kujt i shitet e kujt jo! Nuk ka rëndësi nëse blerësi është Kushneri, Sorosi apo dikush tjetër! Shqipëria nuk shitet!

Lexo më shumë  Mali i Zi pranë anëtarësimit në BE/ Frika se Serbia do të ndërhyjë për të ruajtur ndikimin në rajon

Nëse “falmingot” kryejnë këtë mision dhe kështu frymëzon të bëjnë dhe të tjerët në botë për rastet e ngjashëm që kanë – ky është kontributi dhe frymëzimi global që mund të japë.

– Nëse dikush mendon se kjo protestë duhet të rrëzojë Sorosin, Trumpin, Putinin, Kinën, të çlirojë Ukrainën, Palestinën, ujgurët, kurdët, ose t’i çlirojë rusët nga ukrainasit etj., – la ta marrë vetë atë nismë e mobilizim, jo ta përdorë dhe ta zhvendosë protestën e tashme nga kundër Ramës në kundër çdo padrejtësie tjetër nëpër botë. Këtë strategji të fundit e do Rama dhe klasa e vjetër politike: edhe këta lihen rehat, edhe problemet e botës nuk i zgjidhim. Fitore e dyfishtë e tyre, humbje e trefishtë e “flamingove”!

Mos vidhni protestën! Themelojeni tuajën! Dhe në fakt ju uroj sukses në luftën globaliste kundër globalizmit! Do të ishte shfaqje interesante e luftës mes globalistëve!

Rruga Press

YouTube player