“Morali i ushtrisë ruse ka rënë”, gjenerali amerikan: Ukraina po fiton avantazh në frontin e luftës
Dërgimi armëve të reja në Ukrainë ka rritur avantazhet e kësaj të fundit përballë Rusisë. Të paktën kështu pretendojnë amerikanët.
Ish-gjeneral-lejtnant amerikan Mark Hertling, thotë se forcat e Kremlinit vazhdojnë të humbasin personel dhe pajisje dhe vuajnë nga morali i ulët
Sipas tij, trupat ukrainase “do të fitojnë gjithnjë e më shumë avantazh” pasi armët e avancuara perëndimore po mbërrijnë në vijën e frontit.
“Morali dhe kushtet psikologjike ruse janë jashtëzakonisht të ulëta dhe nuk po përmirësohen. Organet po raportojnë kushte të këqija dhe udhëheqje jashtëzakonisht të keqe”, tha ai.
Më tej ai e ka krahasuar situatën në Ukrainë me një ndeshje boksi. “Është një ndeshje boksi për peshat e rënda, në dy muaj luftime, ende nuk ka pasur një goditje me nokaut”, tha ai më tej.
Rruga Press