Bota

Momenti kur rusëve iu kthehet bumerang raketa që sapo kishin lëshuar

Një video tronditëse tregon momentin kur një rakete e mbrojtjes ajrore ruse në rajonin e Luhanskut duke u kthyer 180 gradë në ajër për t’u përplasur pothuajse në vendin e saktë nga ku u lëshua.

Videoja u raportua se u filmua në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë qytetit Alchevsk, rreth 88 kilometra në jug të Severodonetsk, ku luftimet më të ashpra kanë qenë të ndezura.

Lexo më shumë  OKB-ja miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës – SHBA do të vendos veto në Këshillin e Sigurimit

Raportet tregojnë se sistemi raketor i mbrojtjes ajrore – ndoshta një S300 – operohej nga separatistët pro-rusë ukrainas nga Republika Popullore e Luhanskut.

Shkaku i mosfunksionimit mbetet i paqartë, por disa spekulojnë se mund të jetë për shkak të hakimit ose bllokimit nga një dron ukrainas, ndonëse kjo konsiderohet e pamundur.

Videoja tregon raketën duke krijuar një shpërthim të madh dhe duke reflektuar zonën me disa shkëndija, që mendohet se është shkaktuar nga shpërthimi i karburantit të raketës që nuk është shpenzuar në fluturimin e saj.

Lexo më shumë  Deklarata Schuman që shënoi Ditën e Evropës

Sipas raportimeve të mediave lokale, një zjarr shpërtheu nga vendi jo shumë larg ndërtesave të banimit. Nuk pati raportime për viktima të pësuar nga forcat ruse dhe separatiste në këtë aksident.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *