Bota

Momenti kur reporteri i BBC bie në gjunjë dhe qan ndërsa raportonte brenda spitalit të Gazës

Ky është momenti kur një gazetar i BBC- së shpërtheu në lot ndërsa raportonte nga brenda një spitali në Gaza.

Reporteri për Arabinë i BBC-së, Adnan El-Bursh, ra në gjunjë pasi pa dhjetëra miq dhe fqinjë mes të vdekurve, ndërsa Izraeli bombardon vendbanimin si hakmarrje për një tërbim vdekjeprurës të Hamasit.

Ai e përshkroi situatën në Spitalin Al-Shifa, si traumatike. 

Duke folur para kamerës në fund të raportit të tij, El-Bursh pranon: “Kam parë gjëra që nuk mund t’i shoh kurrë.’

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

“Këtu në spitalin Al-Shifa, trupat shtriheshin kudo. Të plagosurit bërtasin për ndihmë, nuk mund t’i harrojë kurrë këto tinguj. Mes të vdekurve dhe të plagosurve, kameramani im Mahmud ka parë shokun e tij Malik.” shprehet gazetari.

Human Rights Ëatch tha se verifikoi videot e marra në Liban më 10 tetor dhe Gaza më 11 tetor që tregonin “shpërthime të shumta ajrore të fosforit të bardhë të gjuajtur nga artileria mbi portin e qytetit të Gazës dhe dy vendndodhje rurale përgjatë kufirit Izrael-Liban”.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Municionet me fosfor të bardhë mund të përdoren ligjërisht në fushat e betejës për të bërë ekrane tymi, për të gjeneruar ndriçim, për të shënuar objektiva ose për të djegur bunkerë dhe ndërtesa.

Për shkak se ka përdorime të ligjshme, fosfori i bardhë nuk është i ndaluar si armë kimike sipas konventave ndërkombëtare por mund të shkaktojë djegie serioze dhe të ndezë zjarre.

Rruga Press

YouTube player