Lajme

Momenti kur Policia e Kosovës arreston një person në veri pasi pengohet gjatë aksionit për arrestimin e Milenkoviqit

Është publikuar një video kur Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në veri, pasi e ka penguar Policinë gjatë aksionit për arrestimin e Milun Milenkoviqin. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot gjatë ditës se Policia ka arrestuar Milun Milenkoviqin, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale që “ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Ministri gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët policorë, me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Njësia Speciale e Kosovës është stacionuar në lagjen e Boshnjakëve të veri të Mitrovicës, pas arrestimit të Milenkoviqit.

Pas këtij veprimi të policisë, në këtë pjesë të vendit është dëgjuar alarmi, përmes së cilit grupet ilegale atje kërkojnë grumbullimin e qytetarëve serbë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *