Sport

Momenti kur Distria Krasniqi shpërthen në lot pas marrjes së medaljes së artë në “Tokio 2020”

Xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi ka dhuruar një moment sa emocionues po aq edhe të bukur me lot gëzimi në fytyrën e saj, pasi pranimit të medaljes së artë në podiumin e medaljeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi ka bërë krenarë gjithë Shqiptarët, pasi ka arritur të triumfojë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja pejane fitoi katër ndeshje gjatë ditës së sotme për të fituar medaljen e artë dhe ndihet krenare me arritjen e saj.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’ duke fituar medaljen e artë.

Disa minuta pas triumfit, organizatorët i ndanë medaljet për fituesen, si dhe vendin e dytë dhe të tretë.

Momenti kur Distria hipi në podium me medaljen e artë në qafë ishte shumë i veçantë.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Xhudistja jonë shpërtheu në lot, por këta ishin lot gëzimi për këtë arritje të madhe për gjithë shtetin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *