Bota

Momenti kur aeroplani britanik Typhoon godet objektivin e Huthit në Jemen – pason një shpërthim i madh

SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën mëngjesin e së premtes një mori sulmesh ndaj grupit Houthi në Jemen.

Sulmet e tyre vijnë si kundëpërgjigje ndaj sulmeve që kreu grupi Houthi ndaj anijeve amerikane në Detin e Kuq.

YouTube player

Tani, pamjet e publikuara nga ministria britanike e mbrojtjes tregojnë momentin kur aeroplani britanik Typhoon godet një objektiv në Jemen.

Një ndërtesë shihet në pikësynimin e aeroplanit britanik, përpara se të ndodhte një shpërthim i madh.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Kjo ishte një nga dy zonat e qëlluara nga Britania e Madhe, sipas ministrisë.

“Typhoon po fluturonte me shpejtësi prej 965 kilometër në orë deri në 1,287 kilometër në orë dhe megjithatë ai imazh është pothuajse absolutisht statik”, tha analisti i mbrojtjes Michael Clarke.

YouTube player