Momenti i shembjes së një ndërtese, pamje nga dy kënde të ndryshme – dëshmi se sa i fuqishëm ishte tërmeti që goditi Turqinë
Përveç numrit të madh të viktimave, tërmeti i fuqishëm që ka goditur Turqinë, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Dhe në këtë drejtim, në mediat sociale kanë filluar të shfaqen pamje që dëshmojnë një gjë të tillë.
Në një video që po qarkullon në mediat sociale shihet një ndërtesë e cila shembet shumë shpejt.
“Momenti i shembjes së një ndërtese si pasojë e pasgoditjeve në Urfa”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.
From another angle. Building collapses as the result of the aftershock in Urfa #Turkiye pic.twitter.com/E6cIpmimDc
— Nafiseh Kohnavard (@nafisehkBBC) February 6, 2023
Më shumë se 500 njerëz raportohet se kanë gjetur vdekjen në dy vende – Turqi dhe Siri – pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën.
Rruga Press