Moment prekës në lojërat Paraolimpike, për shkak të situatës nuk ka sportist që të mbajë flamurin e Afganistanit
Dy sportistë do përfaqësonin Afganistanin në lojërat paraolimpike por fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk mundi të ishte pjesë.
Kjo pas situatës kaotike në Afganistan ku talebanët morën kontrollin e vendit dhe është shumë e vështirë për të dalë jashtë Afganistanit.
Atletja Zakia Khudadai dhe hedhësi i diskut Hossain Rasouli ishin të vetmit përfaqësues të Afganistanit në lojërat Paraolimpike dhe që do mbanin lart flamurin e Afghanistanit. Por në mungesë të sportistëve flamurin e ka mbajtur lart një vullnetar i OKB.
Reth 4400 atletë do marrin pjesë në lojërat para olimpike në Japoni.
Rruga Press