Lajme

Molotovë drejt selisë së PS, në flakë banderola me foton e Ramës “Vetëm Përpara”

Protestuesit në Tiranë janë vendosur tek selia e Partisë Socialiste.

Në shenjë revolte ndaj Qeverisë Rama ata kanë hedhur në drejtim të godinës bomba molotov , duke kërkuar zgjedhje të lira dhe qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Në anën tjetër, policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, duke i shpërdarë ata përkohësisht.

Lexo më shumë  Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur në Bulevardin Nënë Tereza, një pjesë tjetër gjenden në afërsi të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme, por edhe në zona të tjera, duke bllokuar një pjesë shumë të madhe të zonës qendrore të kryeqytetit.

Rruga Press

YouTube player