Lajme

Moisiu: Lidhja serbo-ruse po pengon integrimin ndërkombëtar të Kosovës

“Për fat të keq lidhja midis rusëve dhe serbëve për Kosovën vazhdon, rusët bëjnë përpjekje diplomatike në shkallën ndërkombëtare për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Ndërsa nga ana e serbëve organizohen provokimet e vazhdueshme në kufi me Kosovën dhe për të mbajtur gjallë një konflikt të ngrirë, tha Moisiu

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se Serbia, me ndihmën e Rusisë po e pengon Kosovën drejt anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare. Derisa ka folur në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale e Paqes, Moisiu tha se zgjatja pafund e konfliktit të ngrirë në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk i shërben stabilitetit rajonal.

Sipas ish-presidentit të Shqipërisë, edhe vet Bashkimi Evropian duhet t’i vë rregulla shteteve anëtare ndërkohë shtoi se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare është frymëzim për politikanët serbë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Bashkimi Evropian duhet t’u vë rregulla shteteve anëtare, është një bashkim vullnetar, ka parimet e veta, por për problemet themelore duhet të kemi mirëkuptim. Sepse janë jo pak, por pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kjo mungesë për mendimin tim është anomali por frymëzuese për politikanët serbë, politikanët rusë, po të shikojmë Lavrovin shpeshherë përmend Kosovën, nuk merret vesh nëse e përmend si monedhë shkëmbimi apo si fakt historik, mund të jenë të dyja. Për fat të keq lidhja midis rusëve dhe serbëve për Kosovën vazhdon, rusët bëjnë përpjekje diplomatike në shkallën ndërkombëtare për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Ndërsa nga ana e serbëve organizohen provokimet e vazhdueshme në kufi me Kosovën dhe për të mbajtur gjallë një konflikt të ngrirë, sepse ky është një konflikt i ngrirë. Tani, shtrohet pyetja sa do të vazhdojë kjo gjendje dhe duhet lejuar më tej, sigurisht që nuk duhet lejuar, për këtë duhet të angazhohen të gjithë, të gjithë jemi të shqetësuar për këtë punë, po e përsëris nuk kemi për të krijuar tensione të panevojshme por edhe zgjatja pa fund nuk ka kuptim dhe nuk i shërben stabilitetit të rajonit”, tha ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Kjo konferencë organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *