KryesoreOpinion/Aktualitet

Mohimet e Martinoviqit janë një shuplakë në fytyrën e çdo shqiptari të Luginës së Preshevës

Shkruan Ragmi Mustafi

E pabesueshme! Mohimi i Martinoviqit për “spastrimin etnik me mjete administrative”, mohimin e realitetit rajonl – Republikën e Kosovës, mohimin për mundësinë e reciprocitetit, jo vetëm që është një shuplakë në fytyrën e çdo shqiptari të Luginës së Preshevës, por shpreh edhe qellimet e tij meskine në krye të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Deri sa komunikata për media flet për Kosovën, ajo anashkalon me lehtësi diskriminimin me të cilin ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Të mos harrojmë se Kosova është shteti I fundit që simbolizon shpërbërjen e Jugosllavisë. Përderisa Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, që pas luftës së UÇPMB-ës janë pjesë e një çështjeje komplekse që ka nevojë, jo vetëm për dialog real, por për realizim të obligimeve nga Qeveria e Beogradit dhe Serbia të përmbushë zotimet e saj.

Në vend të mohimit me fjalë boshe, Martinoviq duhet urgjentisht ta ndalojë pasivizimin adresave në Luginë, të punojë drejt implementimit të Marrëveshjes së vitit 2009 dhe “Planit 7 Pikërish” si masa urgjente për afirmimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. Por, duket se më mirë e më lehtë të injorojë realitetin dhe të mbyllnin sytë para diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Andaj reciprociteti në të drejtat e pakicave mes Kosovës dhe Serbisë është përgjigja. Reciprocitetit nënkupton barazi dhe drejtësi, nënkupton trajtim simetrik të të drejtave të pakicave.

Lugina nuk do të heshtet dhe nuk do të ndalet së luftuari për drejtësi, barazi e liri!

Rruga Press

YouTube player