BallinaLajme

Mjeku shqiptar i licensuar për vaksinën: Janë kategorizuar shtresat e riskuara, efektet që jep

Epidemiologu Skënder Murtezani, i cili është licensuar për vaksinën kundër Covid shpjegoi efektet anësore që mund të ketë tek disa pacientë. Në një lidhje me Skype nga SHBA, epidemiologu u shpreh optimist se me vaksinimin do të arrijmë ta mposhtim këtë luftë biologjike.

“Janë të kategorizuara shtresat që janë të riskuara pak sidomos ata që kanë qenë në spital me ndonjë alergji të vështirë, ku kanë patur nevojë të merren masa urgjente. Duhet më shumë kujdes nën mbikëqyrje para se të marrin vaksinën. Të dyja vaksinat mund të japin efekte anësore që ndodhin mes 12-14 orëve.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Këto efekte janë njësoj si ato të vaksinës së gripit, pak me temperaturë, dhimbje në vendin e injektimit, pak këputje. Fundi është i dobishëm dhe shumë efektiv, ne kemi shpresë të madhe që do të lirohemi nga ky ankth dhe nga kjo luftë biologjike me vaksinimin“, u shpreh ai.

Pse duhet të merren dy doza? “Zakonisht me dozën e parë nuk mund të arrijë qëllimin e ngritjes së antitrupave në nivelin e nevojshëm prandaj jepet një sinjal në fillim. Qelizat e para fillojnë të krijojnë qelizat imune që mund ta njohin virusin që ka hyrë në trup por i duhet dhe një ushtri më e madhe. Prandaj jepen dy vaksina sepse efektiviteti është më i madh.”, u shpreh epidemiologu. /ABC news

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Rruga Press

YouTube player