Mjeku: Pandemia drejt fundit, por virusi do të jetojë me ne
Shumë vende kanë nisur heqjen e kufizimeve në kuadër të pandemisë.
Në një intervistë mjeku biogenetist, Luan Zyka foli për situatën. Zyka tha se virusi është drejt fundit, por jo drejt zhdukjes.
Sipas tij varianti i ri “Omicron” është dobësuar, ndërsa virusi tashmë do të bëhet pjesë e jetës sonë.
“Covid është në rënien e vet, por jo në zhdukje. Pak nga pak virusi do të bëhet pjesë e jetës sonë, por duke mos shkaktuar infeksione të rënda.
Asnjë nuk e di çfarë do të bëhet, por logjika deri tani tregon që mutacione natyrisht që do të ketë, por virusi si duket është drejt fundit të efektit të tij.
Siç kemi shumë gripe gjatë dimrit, kjo do të jetë edhe ecuria e këtij virusi. Që do të thotë se nuk do të jetë kaq i rrezikshëm për sistemin e frymëmarrjes.
Pra po bie forca e tij agresive në trup. Do të jetë si gjithë llojet e tjera të viruseve që jetojnë në trupin e njeriut. Ky virus na dha një mësim të madh. Virusi do të jetojë me ne”, u shpreh ai.
Rruga Press