KryesoreLajme

Mjekët në Tiranë bëjnë pushim, shtyhen seancat e kimioterapive për pacientët, gazetari: A njeh kanceri pushim?

Një video e publikuar këtë të premte nga gazetari Osman Stafa ka ndezur debat mbi mënyrën se si funksionon organizimi i trajtimeve onkologjike në vend. Në deklaratën e tij, Stafa ngre pyetjen provokuese: “A njeh kanceri pushim?” duke vënë theksin tek situatat kur seancat e kimioterapisë shtyhen për shkak të pushimeve të stafit mjekësor.

Sipas tij, një pacient me kancer, i cili duhej të kryente kimioterapinë në intervalin standard prej 21 ditësh, është njoftuar se trajtimi do të shtyhet deri të martën, pra pas 25 ditësh. Ai pyet pse ndodh kjo, kur protokolli mjekësor e përcakton qartë frekuencën e terapisë.

Lexo më shumë  Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

“Mjekët duhet të bëjnë pushime, por cila prevalon: e drejta për pushim apo e drejta e pacientit për trajtim sipas protokollit, me qëllim mposhtjen e kancerit?” – shprehet Stafa.

Postimi i plotë:

A njeh kanceri pushim?

Mjekët duhet të bëjnë pushime, por cila prevalon, e drejta për pushim, apo e drejta për trajtim sipas protokollit, me qëllim mposhtjen e kancerit.

A është korrekte që sot, e premte, një pacient me kancer, që duhet të bënte kimioterapi (marrim njëherë në 21 ditë) duhet ta bëj këtë së paku të martën, pas 25 ditëve.

Nëse lejohet, atëherë pse protokolli thotë që kimio duhet të bëhet njëherë në 21 ditë?

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati: Depozitat e familjeve arrijnë rekord. Faktet rrëzojnë propagandën
YouTube player