Lajme

Mitrovica e Veriut ndërpret punën në objektet që s’i kanë përfillur procedurat ligjore

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, njoftoi se janë ndërprerë punët në vendpunishtet që kanë nisur ndërtime pa i përfillur procedurat ligjore.

Ai ka bërë të ditur në Facebook të enjten se ndërprerja e punës u bë në mungesë të dokumentacioneve, derisa në plotësimin e kritereve.

“Drejtoria e Inspekcionit nga komuna e Mitrovicës Veriore ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore. Në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, ka shkruar Atiq.

Lexo më shumë  Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kreu i Mitrovicës së Veriut i ka inkurajuar qytetarët t’i përfillin rekomandimet e institucioneve.

“Inkurajojmë qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundërtën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi”, thuhet tutje në postimin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Gërvalla në Stamboll: Turqia, partner strategjik i Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal