Misteri Raiola: Mediat në Itali e shpallin të vdekur, përfaqësuesi i tij e mohon
Situata në lidhje me agjentin më të famshëm në botën e futbollit, Mino Raiola ngelet akoma e paqartë. Mediat italiane dhe ato më të mëdhatë botërore e kanë shpallur të vdekur të enjten në mesditë, por kjo është mohuar nga përfaqësues të tij.
Edhe nga spitali në Milano, doktori Alberto Zangrillo, ka mohuar raportimet për vdekjen e Raiolas, por ka thënë se ai është në gjendje të rëndë.
Raiola njihet si një prej agjentëve që përfitonte më shumë nga menaxhimi i lojtarëve.
Rruga Press