BallinaLajme

Misteri/ Pse Ministria e Shëndetësisë nuk publikoi në 1 janar shifrat e koronavirusit

Të gjitha vendet e rajonit, Europës dhe Botës publikuan edhe këtë 1 janar shifrat e pandemisë së koronavirusit.

Vetëm Shqipëria e bëri pushim.

Vendi më i vogël i rajonit, Kosova raportoi se në 24 orët e fundit kishte pasur 1 viktimë dhe nga 1224 testime të kryera 147 kishin rezultuar pozitive.

Maqedonia e Veriut raportoi gjithashtu në 1 janar për 7 viktima dhe 414 raste të reja nga 1619 testime të kryera.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 39 pacientë nga covid ndërsa janë shënuar 2074 raste të reja.

Fqinji tjetër, Greqia njoftoi një bilanc të rëndë në ditën e parë të 2021 me 43 viktima dhe 597 raste të reja.

Italia gjithashtu raportoi në 1 janar për 22 211 raste të reja dhe 462 viktima.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në Shqipëri, autoritetet nuk i publikuan shifrat dhe nuk dhanë ndonjë sqarim. E sigurt është se covid-19 nuk e ka bërë pushim. lapsi/

Rruga Press

YouTube player