KryesoreLajme

Misioni i SHBA-së në NATO: Përpjekja e ushtarëve tanë për një mjedis të sigurt në Kosovë vazhdon

Misioni i SHBA-së në NATO i ka kushtuar një shkrim përvjetorit të pavarësisë së Kosovës në faqen e tyre zytare në platformën “X”.

Në këtë postim misioni amerikan në Aleancën Veri-Atlantike shkruar se kjo javë shënon 17 vjetorin e deklarimit të pavarësisë së Kosovës, një testament për qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e popullit të Kosovës.

Lexo më shumë  Kafja do të rritet me 10-30 lekë prej çmimeve të larta të importit

Në shkrim thuhet se puna e forcave amerikane dhe ushtrive tjera aleate për një Kosovë të sigurt vazhdon.

“ Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për ushtarët e SHBA dhe forcat aleate për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postim.

Lexo më shumë  Kontrollet te apartamenti i çiftit Veliaj-Xoxa, GJKKO rrëzon alibinë e bashkëshortes së kryebashkiakut të arretsuar
https://twitter.com/USNATO/status/1891847434109587628

Rruga Press

YouTube player