Opinion/Aktualitet

Mirlind Daku, ti sot je ai mediumi që ua kujton shqiptarëve heronjtë e harruar

Shkruan Gëzim Mekuli

“Ia dedikoj familjes dhe dëshmorëve të luftës së Kosovës”

Mirlind Daku, Ti sot je ai mediumi (në pakicë) që ua kujtoj shqiptarëve heronjtë e harruar; Je ai që ua përkujtove të gjithë ata engjujë e të gjitha ato engjëllusha që vdiqën për Ty, për Mua dhe për Ne.

Mirlind Daku, Ti me fjalën tënde të sinqertë na zgjove nga gjumi i rëndë narkotik e na rikujtove se sa madhështore është me e dashtë Atdheun, etikën, moralin e njerëzoren.

Mirlind Daku, Ti me gjuhën tënde të thjeshtë, natyrore e të prekshme, na binde, e na dëshmove se sa e thjeshtë është të jesh qytetar, sportist, shqiptar e njeri i ndershëm.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Mirlind Daku, Ti sot ishe ai ligjëruesi im më i mirë i publikës shqiptare; Ti i provokove të gjitha mediat trushpëlarëse të krenarisë e të historisë shqiptare. Ti ua kujtove Atyre se Epopeja më e ndritshme e Kombit shqiptar, UÇK-ja, mund të kujtohet e të nderohet edhe pa porosi klanore e edhe pa qëllime partiake.

Mirlind Daku, Ti, mediumi më i ri i retorikës së ndërtimit të vlerave kombëtare, përmes gjuhës tënde të trupit, përmes Simbolikës tënde, na e bëre sportin shqiptar edhe politkë, edhe ekonomi, edhe histori, edhe kulturë e edhe edukim e frymëzim.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Mirlind Daku, Ti sot, e deri n’ditë t’kijmetit, na rikujtove se të jesh Patriot e Atdhetar nuk do të thotë se je “katundar”, “malok” e as “fshatar”.

Mirlind Daku, Ti sot na e ktheve vlerën e Familjes shqiptare në epiqendër.

Faleminderit Mirlind, Ti, Gazeta, televizioni, ligjëruesi, Nëna, Babai dhe Frymëzuesi më i këndshëm i shqiptares.

Mirlind, loti n’sytë e tu; Drithërimë, Dashuri, Frymëzim e Dhimbje për ne!

Rruga Press

YouTube player