Lajme

Mirëmbajtja e rrugëve, Banka Botërore përkeqëson vlerësimin

Banka Botërore ka rishikuar vlerësimin e saj për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve bazuar në rezultate duke kaluar edhe treguesin e zhvillimit të objektivave të projektit me një renditje të përkeqësuar.

Ky i fundit kaloi nga “i kënaqshëm në mënyrë të moderuar” në i “pakënaqshëm në mënyrë të moderuar”. Ndërkohë që treguesi i përgjithshëm i projektit ka mbetur me renditjen “jo i kënaqshëm në mënyrë të moderuar” sikurse ishte edhe më parë.

Projekti i mirëmbajtjes së rrugëve u bë efektiv në vitin 2015 por për shkak të vonesave dhe problematikave që dolën gjatë rrugës u bë rishikimi i datës së mbylljes që planifikohet të bëhet në 31 dhjetor të këtij viti. Misioni i Bankës ka sqaruar se ky është një raport i përkohshëm për rezultatet dhe çështjet kryesore të aktiviteteve do të rishikohen në misionin e ardhëm që do të zërë vend në shtator të këtij viti.

Projekti që mbështetet me 80 milionë dollarë tashmë ka të dibursuara 85 për qind të fondeve apo mbi 63 milionë dollarë në komponentët që e përbëjnë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Raporti vlerëson se sa i takon zbatimit të komponentit 1 janë zhvilluar procedurat e nevojshme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe një audit ndërkombëtar do të konfirmojë nivelin e arritjes së treguesve përkatës, shumën e disbursimeve të pranueshme dhe nivelin e arritjes së objektivave sa i takon ruajtjes së kushteve të rrugëve kombëtare

I njëjti raport nënvizon se ARRSH dhe ekipi i Bankës do të kryejnë një Mision zyrtar të mbështetjes së zbatimit që ndër të tjera do të diskutojë (i) vazhdimin e kontratave të mirëmbajtjes, (ii) progresin e bërë në kompletimin e krijimit të RAMS dhe përgatitjen e planeve disavjeçare të mirëmbajtjes; (iv) fillimin e përgatitjes së Raportit të Zbatimit dhe Përfundimit të Rezultateve (ICR).

Asistenca Teknike për Sigurinë Rrugore pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MPB) dhe Komisionit Ndërministror për Sigurinë Rrugore është kompletuar tashmë sipas Bankës dhe rezultatet e këtij aktiviteti janë të kënaqshme dhe do të pasqyrohen në misionin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Dokumenti sjell në vëmendje se Autoriteti Rrugor ka hasur në një problematikë që lidhej me prokurimin e sistemeve që do të ndërtojnë atë që njihet si menaxhimi i aseteve rrugore duke kërkuar që të shkëpuste marrëdhënien me kompaninë. Banka ka rekomanduar që për shkak të rëndësisë që ka ky element në tërësinë e projektit të vlerësonin situatën sëbashku me një specialist IT të BB. Pa një vlerësim të tillë banka ka nënvizuar se nuk mund të jepte autoiroizimin e saj për ndërprerjen e kontratës.

“Nën Komponentët e Reformës Sektoriale dhe Mbështetjes Sektoriale, projekti ka mbështetur me sukses asistencën teknike, studime dhe projektime, ndër të cilat (i) projekte ndërtimi dhe funksionale për ngritjen e një qendre moderne të monitorimit të trafikut për Ministria e Infrastrukturës dhe (ii) Studimi i Fizibilitetit dhe Projektimet e Detajuara për rindërtimin dhe rehabilitimin e urave prioritare të Shqipërisë në Rrjetin e Rrugëve Kombëtare” vlerëson Banka e cila do të bëjë një rishikim të ri në vjeshtë./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *