Lajme

Miratohet rregullorja që regjistrimi i veturave të bëhet pa pasur nevojë të paguhet Tatimi në Pronë

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar Tatimin në Pronë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme të ekzekutivit tha se shfuqizimi i udhëzimit administrativ do të mundësojë regjistrimin më të lehtë dhe më shumtë të veturave.

“Kjo projekt-rregullore përcakton shërbimet komunale që pezullohen nga Komuna, duke adresuar një prej aspekteve problematike të administrimit të Tatimit në Pronë – mbledhjen e detyrimeve të papaguara të Tatimit në Pronë”, tha ai.

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas: Zelensky bëri një gabim diplomatik me deklaratën për Kosovën në Serbi

Po ashtu, Qeveria ka marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistet për muajin nëntor. Ndërsa, për muajin nëntor e dhjetor dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *