Miratohet rezoluta, NATO njeh Rusinë si shtet terrorist

Të 30 anëtarët e aleancës mbështetën propozimet e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare më 21 nëntor. Ata miratuan një rezolutë që e njeh Rusinë si një “shtet terrorist”. Rezoluta gjithashtu apelon për ngritjen e një gjykate të posaçme ndërkombëtare në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Rezoluta e quan Rusinë kërcënimin më të drejtpërdrejtë për sigurinë euro-atlantike. Aty thuhet qartë se shteti i Rusisë, nën regjimin e saj aktual, është një shtet terrorist”, shtoi ai. Ai shtoi se Rusia ka shkelur marrëveshjet e saj me aleancën, kështu që dispozita e kufizimit të vendosjes përpara të trupave është nul dhe e pavlefshme”, tha Tomas Valasek, kreu i delegacionit sllovak në AP të NATO-s.

Lexo më shumë  Erdogan premton mbështetje për Kosovën në integrimin evropian dhe NATO

Dokumenti përfshin gjithashtu kërkesat e Ukrainës për të rritur ndihmën ushtarake, zhvillimin e hapave specifikë në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO dhe krijimin e një mekanizmi për mbledhjen e dëmshpërblimeve nga Rusia për dëmet e shkaktuara nga agresioni i saj, sipas diplomatit ukrainas. Rezoluta do t’u dërgohet qeverive dhe parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese