Bota

Miratohet propozimi i Zelenskyt, shkarkohen krerët e shërbimit të sigurisë dhe prokurorisë në Ukrainë

Parlamenti ukrainas ka miratuar propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për shkarkimin e prokurores së Përgjithshme, Iryna Venediktova, dy ditë pasi njoftoi për largimin e saj dhe një zyrtari tjetër të lartë të sigurisë.

Shkarkimet e dy zyrtarëve vijnë për shkak të disa rasteve të dyshuara të bashkëpunimit me Rusinë nga ana e zyrtarëve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.

Deputeti David Aarkhamia konfirmoi në rrjetin social Telegram se ligjvënësit kanë mbështetur vendimin e Zelenskyt. Ky vendim vë në qendër të vëmendjes betejën e Kievit për të spastruar agjencitë e sigurisë nga kolaboracionistët dhe agjentët rusë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Edhe dy deputetë të tjerë thanë se Ivan Bakanov, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) – një mik i presidentit Zelensky – është larguar nga udhëheqja e këtij shërbimi.

Lexo më shumë  F-35 ngrihet në qiell! SHBA dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitjen më të madhe ajrore

Venediktova ka deklaruar se nuk do të komentojë për arsyen e pezullimit të saj, por do të lëshojë më vonë një deklaratë për të sqaruar situatën.

Arakhmia tha se Venediktova është ende pjesë e ekipit të Zelenskyt dhe se me eksperiencën e saj “do t’i shërbejë shtetit në një vend të ri që ka nevojë të forcohet nga menaxherë profesionistë dhe avokatë”.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do të emërohet në dy postet.

Duke njoftuar për vendimin e shkarkimit të dy zyrtarëve të lartë, Zelensky tha se janë hapur 651 raste të dyshuara për tradhti dhe bashkëpunim nga prokurorët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit, dhe mbi 60 persona në institucionet që udhëhiqeshin nga Bakanov dhe Venediktova, të cilët tani po punonin kundër Kievit në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë

Në një vendim tjetër, Byroja shtetërore e Hetimeve të Ukrainës (DBR) njoftoi më 19 korrik se ish-shefi i drejtorisë së SBU-së për Krimenë, Oleh Kulinich, është dërguar në paraburgim, nën akuzat për tradhti të lartë. Ai do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri më 13 shtator.

Kulinich kishte udhëhequr drejtorinë e SBU-së në Krimenë e aneksuar nga Rusia nga tetori i vitit 2020 deri në mars të këtij viti. Ai u arrestua më 16 korrik nën dyshime për bashkëpunim me shërbimet sekrete ruse. Nëse gjendet fajtor për akuzat për tradhti, ai mund të dënohet deri me 15 vjet burgim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *