Lajme

Miratohet Projektligji për skemat pensionale

Me 76 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për skemat pensionale.

Pro këtij projektligji votuan edhe deputet e LDK-së përkundër se Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ma herët pati thënë se kalimi i ligjeve nëpërmjet seancave të jashtë zakonshme e humb kualitetin e këtyre ligjeve.

“Çka ka të jashtë zakonshme, pse duhet Kuvendi i Kosovës mi mbajt dy seanca të jashtë zakonshme brenda ditë mi shqyrtuar 3 pika të cilat janë totalisht të ndryshme”, ka thënë Gashi.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Sa i përket këtij impaktit financiar që ka ky Projektligj, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se parashihet të jetë rreth 60 milionë euro në vit.

“…impakti financiar që ka ky projektligj për vit pra impakti financiar vjetor parashihet të jetë diku 60 milionë euro përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë që pritet të kalon nga skema aktuale bazike në skemën kontributeve parciale dhe kostoja për tërë jetëgjatësinë e ligjit apo përafërsisht 50 vite për aq sa parashihet të bëhen llogaritjet parashihet të jetë 1.3 miliardë euro”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Rruga Press

YouTube player