KryesoreLajme

Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Qeveria e Kosovës miratoi sot Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se synim i tyre është që të garantojnë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës.

“Ku ka më mirë se ta fillojmë rendin e ditës me këtë punë…”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo nismë ligjore është paraprirë nga një proces i detajuar planifikimi, analizimi e diskutimi.

Lexo më shumë  Beogradi mes varrezave masive dhe kazermave: një shtet që ende lufton me të kaluarën

“Ky projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore… Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor…”, tha ai.

Sipas tij, për herë të parë përcaktohen rregullat për listën e barnave të rimbursueshme që do të transformojë rrënjësisht mbështetjen që shteti jep për qytetarët.

“Me këtë rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve shëndetësore dhe këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt”, tha tutje ministri.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi në raport me pagat

Ai tha se ky është një moment vendimtar për vendin, për marrëdhënien qytetar –shtet dhe për ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri.

“Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat më domethënëse të qeverisjes sonë…”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player