Lajme

Miratohet projektligji për “bashkëqeverisje”, kalon edhe akti normativ për vaksinat Pfizer

Është miratuar me 112 vota pro akti normativ  “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik. Për këtë akt normativ nuk ka pasur asnjë votë kundër ndërsa vetëm dy deputetë kanë abstenuar.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor

Edhe pse ka ngjalluar debate të mëdha në Kuvend, në seancën e sotme është miratuar edhe projektligji për bashkëqeverisjen. Për këtë projektligj kanë votuar pro 73 deputetë. Ndërkohë 42 deputetë kanë qenë kundër.

Me 113 vota pro, 0 kundër dhe vetëm 1 abstenim është miratuar në Kuvend edhe projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”.

Një tjetër projektligj i miratuar sot në Kuvend me 114 vota pro dhe asnjë kundër është, projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *