Lajme

Miratohet marrëveshja kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se përmes kësaj marrëveshje do të ketë bashkëpunim në disa fusha.

“Në emër të ministrisë së mbrojtjes paraqes për aprovimi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjen kornizë ushtarake ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

Lexo më shumë  128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe misione paqeruajtës dhe humanitare.

Kërkoj të aprovohet ky projektligj dhe i njëjti ti dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe aprovim”, tha Maqedonci. 

Rruga Press

YouTube player