Lajme

Miratohet Ligji për heqjen e homologimit për automjete

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Automjete që heq homologimin për mjetet rrugore të reja dhe të përdorura.

Përkrahje këtij ndryshimi i dhanë 75 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa u miratuan edhe dy amendamente nga komisioni funksional.

Në parim ky projektligj është miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, deputetët miratuan në parim edhe Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, për të cilin gjatë ditës nuk kishte kuorum.

Një muaj më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 70 vota për kanë votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Në këtë Projektligj, lista e shteteve të përcaktuara në paragrafin 1.14. të këtij neni, mund të ndryshohet ose plotësohet me vendim të ministrit, varësisht nga ndryshimi i standardeve.

Në nenin 2 të këtij Projektligji parashihet heqja e plotë e nenit 27 të Ligjit për Automjete që parasheh procedurën e mjeteve të përmirësuara dhe të riparuara.

Ndërsa në nenin e tretë thuhet se, “pronari i mjetit transportues është i obliguar të kërkojë që ndryshimet e bëra në mjetin e tij, e të cilat janë bërë me pëlqimin e tij, atëherë duhet të evidentohen pranë institucionit të autorizuar, në afat prej 30 ditësh nga dita e ndryshimit të bërë”.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Kryeministri Albin Kurti pas këtij vendimi kishte reaguar duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.

“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, kishte thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *