Lajme

MINT ua heq licencen edhe 4 bizneseve të Devollëve në të cilat qytetet e Kosovës paraqiten si pjesë e Serbisë

Pas raportit të komisionit për riverifikim të dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe shqyrtimit të mëtejmë të listës së 48 bizneseve me përmbajtje antikushtetuese, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sot ka marrë vendimin për shfuqizimin e 15 certifikatave të bizneseve.

MINT ka publikuar edhe listën e shoqërive tregtare që kanë dorëzuar për regjistrim dokumentacion që thuhet se cenojnë Republikën e Kosovës, e në mesin e të cilave iu është shfuqizuar certifikata e biznesit nga ARBK-ja, janë edhe ato të 4 kompanive të Devollëve, shkruan KosovaNews.

Këto biznese që në të dhënat e tyre kanë përmbajtje antikushtetuese, në këtë rast qytetet e Kosovës i paraqesin si pjesë e Serbisë, janë:

THE BUSINESS CLUB L.L.C

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

GLOBOSOS SH.P.K

DEVOLLI GROUP SH.P.K

VITALAND LL.C

Kujtojmë se javë më parë portali ‘KosovaNews’ ka publikuar një hulumtim  ekskluziv lidhur me strukturen dhe pronësinë e televizionit kombëtar Klan Kosova, që nga fillimet e operimit të tij në Kosovë e deri më sot.

Në kohën kur i gjithë opinioni publik e dinte që Klan Kosova është pronë e vëllezërve Devolli, më saktësisht Shkëlqim Devollit, pamë që vërteta doli të ishte krejt ndryshe.

Publikimi i këtij hulumtimi, pati nxitur reagime të shumta, fillimisht reagoi Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) duke ia pezulluar certifikatën e biznesit, ndërsa javën e kaluar ia revokoi këtë çeritfikatë dhe çështja do të shkoj në gjykatë.

Me gjithë afatin që i kishte dhënë për t’i rregulluar dokumentet kompania “Klan Kosova” Sh.P.K. nuk i kishte plotësuar tërësisht këto dokumente, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Tek çertifikata e pronarëve të vërtetë të kompanisë amë të Klan Kosova – KGO Media Investments DOOEL, ende qëndron si shtet i prejardhjes së kapitalit – Serbia.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Zvogëlimi i barrës administrative është prioritet i Qeverisë


Që nga plasja e këtij skandali edhe sot  e kësaj dite, publiku nuk është se ka marrë përgjigje të qarta në shumë prej dilemave të ngritura rreth këtij skandali.

Mirëpo, MINT thotë se nuk do të ndalet me kaq, shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdon edhe gjatë ditëve në vijim.

Rruga Press

YouTube player