Lajme

MINT hap zyrat për regjistrimin e bizneseve në Leposaviq

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se ka hapur zyrat e Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) dhe Inspektoratit Qendror të Tregut (IQT) në Leposaviq, për ofrim të shërbimeve ndaj biznesit dhe shtrirje të mbikqyrjes së tregut në veri të vendit.

Për këtë rast, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka zhvilluar sot një vizitë në komunën e Leposaviqit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Lexo më shumë  Osmani takon Greenfield, flasin për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Takimi u zhvillua në atmosferë shumë miqësore, gjatë të cilit kryetari Hetemi e njoftoi ministren Hajdari për ecurinë e punëve dhe progresin e arritur në komunë.

“Me këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet ARBK-së dhe komunës së Leposaviqit, e cila u nënshkrua nga drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti dhe kryetarit të komunës Lulzim Hetemi. Kjo marrëveshje mundëson që tash e tutje bizneset e reja të regjistrohen si dhe të marrin shërbime tjera në zyrën e ARBK-së, në komunën e Leposaviqit”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Lexo më shumë  Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës

Përveç kësaj, në komunë të Leposaviqit, do të vendosën së shpejti edhe Inspektorati Qendror i Tregut të cilët do të kontribuojnë në shtrirjen e mbikqyrjes së tregut në veri të vendit.

YouTube player