KryesoreLajme

Ministrja Nagavci: Qeveria austriake mbetet donatori më i madh në arsimin e lartë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim udhëheqësen e zyrës së Agjencisë Austriake për zhvillim në Kosovë(ADA), Sandra Horina dhe drejtorin e programeve në ADA, Heinz Habertheuer.

Gjatë këtij takimi, Nagavci i ka falënderuar për gjithë mbështetjen që Austria ka dhënë më shumë se 20 vite për Kosovën, e veçanërisht për kontributin e jashtëzakonshëm në sektorin e arsimit.

Lexo më shumë  Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd

Ndër të tjera, diskutuan ndër të tjera, në lidhje me thirrjen për grante, mbështetjen e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese skemë e cila financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25.

Po ashtu, dyshja biseduan edhe sa i përket arsimit dual, digjitalizimin në arsim, Ligjin për arsimin e lartë i cili ndodhet në Kuvend dhe shumë cështje tjera me rëndësi në fushën e arsimit.

Lexo më shumë  Shqiptarët varfërohen, ndërsa bankat fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj në Shqipëri

“Bashkëpunimi me Austrinë do të vazhdojë tutje në arsimin dhe aftësimin profesional, në fushën e shkencës, hulumtimeve e punës kërkimore”, thuhet në njoftim.

YouTube player